Erdogan bën betimin për mandatin e ri presidencial

E publikuar: 09/07/2018 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan të hënën bëri betimin për një mandat të pestë me fuqi të reja ekzekutive.

Ceremonia shënon kalimin në një presidencë të re ekzekutive me kompetenca të zgjeruara, që kritikët e kanë quajtur regjim i një personi të vetëm.

Mediat turke thanë se zoti Erdogan mori rreth 53 përqind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar. Muharrem Inca i Partisë Republikane Popullore doli në vendin e dytë me 31 përqind.

Një referendum i vitit 2017 solli ndryshime në sistemin politik të vendit, duke eliminuar postin e kryeministrit dhe duke i dhënë presidentit kompetencat për të shpërndarë parlamentin dhe emëruar ministrat dhe gjyqtarët.

Zgjedhjet u dënuan nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila konstatoi se kushtet për fushatë nuk ishin të barabarta.