Erdoan: Turqia nuk është llokum që mund të gëlltitet lehtë

E publikuar: 24/06/2017 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se në Lindjen e Mesme po mundohet të luhet një lojë e re.

Presidenti Erdoan publikoi një video me rastin e Bajramit të Ramazanit (Fitër Bajrami).

“Ne jemi të vetëdijshëm për lojërat në Siri dhe Irak dhe për skenarët e krizës që mundohen të vihen në skenë në rajon. Por shpresoj që të gjithë të kuptojnë këtë të vërtetë. Turqia është një llokmë aq e madhe sa që nuk mund të gëlltitet me këto lloj lojërash. Përgjigjja jonë për ata që mendojnë se mund ta marrin vendin tonë me këto lloj kurthesh do të jepet me vendosmëri në vend dhe fushë.

Deri sa të kurorëzojmë me fitore luftën që zbatojmë në rrugën e një kombi, një flamuri, një atdheu, një shteti ne nuk do të ndalojmë dhe nuk do të shplodhemi. Vullneti i vendosur i popullit tonë dhe forcave tona të sigurisë treguar në këtë çështje është burimi ynë më i madh i besimit dhe entuziazmit. Rezistenca e fuqishme e treguar ndaj lojërave dhe skenarëve që shkruhen ndaj Turqisë është kryevepra e popullit tonë të bashkuar (dorë për dore) me shtetin” tha Erdoan.

Kurse Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Hulusi Akar në mesazhin e tij të bajramit theksoi unitetin dhe solidaritetin.

“Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të detyrës së dhënë sipas ligjit do të vazhdojë të mbrojnë territoret e atdheut me shpirt e me gjak. Shokët e mi të pushkës që luftojnë me heroizëm edhe në Bajram, i uroj me ndjenjat e mia më të sinqerta Fitër Bajramin dhe i dëshiroj shëndet sukses dhe mirëqenie” tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Hulusi Akar./TRT