Era ua mbyll gojën atyre që e akuzuan për vjedhje të këngës

E publikuar: 16/08/2019 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Era Istrefi muaj më parë solli bashkëpunim ‘Sayonara’ me Eldzhey përkundër faktit se kënga u pëlqye shumë një numër i personave filluan të akuzojnë dyshen për ‘vjedhje’ të këngës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Prishtina ka dalë me një postim në Instagram ku tregon se kënga është blerë nga këngëtari gjerman Bausa.

“Këta persona që shfaqen të shqetësuar me ‘plaçkitjen’ e këngës nga Bausa, duhet të dinë se Bausa është tekst shkruesi i kësaj kënge dhe së bashku me grupin e tij merr honorare, me emrin e tij të vërtetë Julian Otto ai merr kredite në këngën Sayonara Detka dhe këtë mund të gjeni në Spotify” ka përfunduar Era.