Era Istrefi thotë se u martua zyrtarisht

E publikuar: 07/07/2018 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hitet e saj po dëgjohen në të gjithë botën dhe këngëtarja është ndër të paktat që ka arritur 1 milion fansa në profilin e saj në Instagram.

Por në një video të postuar në Instastory, Era ka treguar se është martuar dhe ka dhe një unazë në gisht.

“Zyrtarisht e martuar me veten”, shkruan Era mbi video, duke treguar kështu që është single dhe që s`ka mendje të merret me ndonjë lidhje për momentin. Kjo mund të jetë dhe një reagim pas lajmeve që aludonin se ajo është në një lidhje me producentin e famshëm, Diplo.