Era Istrefi, surprizë Norës dhe Gjikos

E publikuar: 11/08/2017 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Era Istrefi sapo ka lançuar një ‘remix’ të këngës së saj më të fundit ‘Redrum’ të cilën producentët e saj të rinj besojnë se do të jetë një sukses më i madh se vetë kënga origjinale.

Ndërkohë këto ditë, këngëtarja po pushon pranë familjes së saj në Kosovë dhe kështu ka vendosur t’i bëjë një surprizë edhe Norës, motrës së saj më të madhe. Teksa kjo e fundit dhe Gjiko kanë mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncert në Prishtinë, Era ka qenë e pranishme sigurisht në një hapësirë të dedikuar personave VIP në atë club.

Ajo ka postuar video në Instagram çka na lë të kuptojmë se ka kaluar një mbrëmje mjaft të këndshme dhe në fakt jo vetëm Era por edhe të pranishmit që prej fotove mund të dallojmë që kanë qenë të një numri vërtetë të lartë. /Blitz.al/