Era Istrefi sot hap zyrtarisht kampionatin botëror – mësoni detajet

E publikuar: 14/06/2018 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, do të hap sot zyrtarisht Kampionatin e Botërorit në futboll Russia 2018.

Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë ‘live’ para një numri të madh të të pranishmëve, adhurues të futbollit.

‘Live it up’ titullohet kënga e cila është realizuar edhe me videoklip dhe ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve andaj është klikuar 20 milionë herë.

Vendimin për pjesëmarrjen e saj në ‘Russia 2018’ e ka konfirmuar nëna e Erës për Klan Kosova derisa ka shtuar se Era Istrefi që në fillim kishte një marrëveshje të tillë prandaj dhe do të respektohet deri në fund.

Në ora 17:00 nis gjithçka dhe ndeshja e parë e cila do të zhvillohet do të jetë ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite./Lajmi.net/