Era Istrefi duke ikur nga Londra tregon për lansimin e projektit të ri

E publikuar: 23/06/2017 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare me famë botërore Era Istrefi sot është larguar nga Londra.

Pop ylli ka shkruar në Snapchat se Londra ishte eksperiencë e mirë dhe se ka krijuar kujtime mjaft të mira atje. Era në qytetin anglez ishte për punë dhe si duket ka punuar mjaft shumë, shkruan gazetametro.net

“Redrum” ishte projekti i saj i fundit i lansuar në shkurt të këtij viti, dhe ai pasues është shumë shpejt në platformat muzikore, të paktën kështu shkruan vet ajo

“Gati kam muzikën e re e cila vjen shumë shpejt, më shpejt sesa mendoni, nuk do jeni gati!”, ka shkruar Istrefi krahas një selfie ku shihet brenda veturës gjatë udhëtimi.