Eqrem Kryeziu: Kurvar e bixhozxhi për kryetar të LDK’s

E publikuar: 25/05/2015 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu akuzon kryetarin Isa Mustafa se po përpiqet me i fitue zgjedhjet e mbrendshme në LDK me metoda korruptive.

T’paktën në Prizren e di mirë që ai i ka mbajtë njerëzit me shpresë tue u kërkue me votue për te, – citon Orainfo Kryeziun, i cili thotë se nuk ka dhanë dorëheqje prej qejfit.

Ai ka rrejtë për 6 muej elektoratin tue mos e dhanë dorëheqjen kur humbi zgjdhjet e mandej edhe 6 muej të tjerë kur e damtoi reputacionin e Kosovës tue lanë pa institucione, – citohet Eqrem Kryeziu.

Nuk m’intereson me u ba zadhanës i dikujt tjetër, vetë përvoja ime nuk ma lejon nji gja të tillë. Por nga ana tjetër, përveç Isës, të gjithë kandidatët e tjerë në njifarë kuptimi janë si fmitë e mi, meqë jam zyrtari i gjallë ma i vjetër i LDK’s.

Natyrisht, për femijët e vet njeriu nuk mundet me ba dallime të mëdha, ani pse dikush asht bixhozxhi, e dikush kurvar, nuk mundet, ata janë femitë e tij. E persëris në ketë aspekt edhe pse asht bixhozxhi, planprishës e lakmitar ekstrem, megjithatë baba çka ka me ba, i gjori, – citon Orainfo Eqrem Kryeziun.