EOS rekord transaksionesh në blockchain, 3097 në sekond

E publikuar: 20/07/2018 23:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Platforma blockchain EOS ka thyer dy rekord në 24 orët e fundit sa i përket transaksioneve dhe shpejtësisë së realizimit të tyre.

EOS arriti të kryente 2,822 transaksione në sekondë duke lënë pas të gjitha monedhat e tjera kriptografike.

Por rekordet nuk përfundojnë këtu sepse EOS një ditë pas arriti në 3,097 transaksione në sekondë.

Aktualisht mesatarja e transaksioneve për sekondë është 1,700 për VISA.

EOS është një platformë aplikacionesh të decentralizuara ku zhvilluesit krijojnë aplikacione mbi infrastrukturën e saj.

Bitcoin përpunon 7 transaksione në sekonda, Ethereum 15 dhe Ripple 1,500. /CryptoWorld.al