Entuziastit dhe Youtuberit të monedhave kriptografike i vidhen 2 milionë dollarë në një transmetim live

E publikuar: 16/04/2018 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Entuziasti dhe Youtuberi i monedhave kriptografike i njohur për analizat e tij të ICO-ve, Ian Balina, u hakua gjatë një transmetimi live ku u vodhën 2 milionë dollarë.

Balina ishte duke analizuar disa ICO në kanalin e tij kur një shikues i shkruajti se dikush kishte vjedhur të gjitha monedhat nga portofoli i tij.

“Ian, a e di se dikush ka transferuar të gjitha monedhat tuaja nga portofoli yt?,” komentonte një përdorues.

Ndërsa Balina vijoi me analizën e tij duke mos i kushtuar rëndësi komentit, transmetimi live u ndërpre pas 15 minutash.

Më vonë me një njoftim përmes kanalit të tij në Telegram, Balina tha se u detyrua të mbyllte transmetimin live sepse ishte hakuar.

Balina është një emër i njohur në industrinë e ICO-ve sidomos si një influencer. Kanali i tij në Youtube ka 116,000 abonentë ndërsa kanali në Telegram mbi 26,000 anëtarë. /PCWorld Albanian