Enrique: Nuk duam lojë të çmendur!

E publikuar: 11/05/2015 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Luis Enrique, ka dhënë qëndrimin e tij për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij Barcelona, e pret Bayern Munchen e Pep Guardiolas.

Barcelona ka epërsi prej 3:0 në ndeshjen e parë.
“Po, ne jemi skuadra më e mirë në kundërsulme – nëse Pep ka thënë kështu, ne e pranojmë lëvdatën e tij. Sikurse Bayerni, duam posedimin dhe krijimin e rasteve. Nuk duam lojë të çmendur. Duhet të përdorim armët tona për të lënduar kundërshtarin”, deklaroi Luis Enrique, në konferencën për shtyp.
“Duam të luajmë ngjashëm sikurse në takimin e parë. Të gjithë të sulmojmë dhe të gjithë të mbrohemi. Bayerni ka potencial për të shënuar. Duhet të luajmë me idenë për fitore”.