Enrique dridh Realin me këtë deklaratë

E publikuar: 15/05/2017 08:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enrique ende beson se barcelona mund ta fitojë titullin
Luis Enrique insiston se Barcelona edhe më tej ka gjasa ta mposhtë Real Madridin në garën për titull, edhe përkundër se ekipi i Zinedine Zidane bëri një hap më shumë drejt titullit të dielën.

Madridi fitoi 4:1 në shtëpi ndaj Sevillas, që vazhdon të mbetet me pikë të barabarta me Barcelonën (87), që fituan 4:1 në udhëtim te Las Palmas.

Los Blancos do të shpallen kampion për herë të parë që nga viti 2012, nëse arrijnë të marrin katër pikë nga dy ndeshjet e mbetura, një humbja do të thoshte se titulli është në duar të katalanasve.

Luis Enrique mendon se skuadra e tij ende ka gjasa të fitojë titullin, kjo për faktin se Real Madridi viziton dy stadiumet ku Barcelona ka humbur këtë edicion, do të përballen me Celta Vigon dhe Malagan.

“Ata kanë dy ndeshje të vështira kundër dy ekipeve, Celta dhe Malaga, që ne kemi humbur këtë sezon”, tha fillimisht trajneri Barcelonës pas fitores 4:1 ndaj Las Palmas.

“Nëse ne kemi humbur atje, atëherë çdo kush mund të humbasë dhe dua të them se ne kemi humbur më shumë se tri pikë në Vigo”, shtoi Enrique.

Real Madridi të mërkurën zhvillon ndeshjen me Celta Vigon, e mbetur kjo që nga muaji shkurt, derisa në vikend, në sfidën e fundit të sezonit, Barcelona përballet me Eibarin derisa Reali viziton Malagan. /Gazeta Express/