Eno Popi largohet nga ‘Wake up’ për një projekt tjetër, ku do ta shikoni sezonin e ri

E publikuar: 22/06/2018 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Pas shumë emrave që janë konfirmuar për programe dhe ekrane të reja, lëvizjet sezonin e ri do të ndodhin edhe brenda televizionit.


Eno Popi, një prej figurave identifikuese të Top Channel, mori drejtimin e programit të mëngjesit menjëherë pasi nga ai u largua Adi Krasta. Për shumë vite, i vetëm, por edhe i shoqëruar me kolegë, Enos iu besua “Mirëmëngjesi” i Top Channal. Por pas një sezoni impenjativ, të cilin e ndau edhe me Isli Islamin dhe Oriela Nebiajn, ka gjasa që sezonin e ri Eno të drejtojë një format tjetër.
Siç ka mësuar Blitz.al, Top Cannel ka blerë patentën e programit “Kutia e fundit”, që para disa vitesh drejtohej në Tv Klan nga Enkel Demi. Me nisjen e sezonit të ri televiziv, do të nisë edhe ky program, drejtimi i të cilit i është besuar Eno Popit.

Nuk dihet nëse Eno do të vijojë paralelisht edhe drejtimin e programit tjetër në formatin ‘game show’ në Top, “100 milionë”.