Enis Bardhi luan te Levante në La Liga dhe i shënon dy herë Barcelonës, kurse vëllai i tij luan te klubi i Ferizajt

E publikuar: 15/05/2018 02:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enis Bardhi u bë heroi i Levantes, ku i prishi rekordin historik Barcelonës që synonte ta shkruanin historinë, duke mbyllur kampionatin pa humbje.

Por Levante e Bardhit e mposhti Barcelonën 5-4. Mesfushori shqiptar shënoi dy golësh për Levanten në këtë takim.

Bardhi prej verës së vitit të kaluar është transferuar në Levante nga Ujpest i Hungarisë. Ai është shqiptar nga Shkupi, kurse luan me Kombëtaren e Maqedonisë.

Për dallim nga ai, karriera e vëllait të tij, Behar Bardhit, ka kahje krejtësisht tjetër.

Ai është pjesë e futbollit kosovar. Behari luan me Ferizajn, që drejtohet nga Bylbyl Sokoli, shkruan “GazetaOlle.com”.

Behar Bardhi te Ferizaj

Lojtari nga Shkupi llogaritet si lojtar universal, por që njihet më shumë si mesfushor mbrojtës.

Gazeta Olle ka kontaktuar me Beharin, por që ai ka hezituar të intervistohet, pa dhënë ndonjë arsye.

Behari dhe Enisi

Derisa Enisi po prek majat e futbollit spanjoll, Behari me Ferizajn po synojnë të inkuadrohen në Vala Superligë, pasi janë në pritje të mësojnë kundërshtarin (Vëllaznimi ose Gjilani) për ndeshjen e barazhit.