Eni Koçi nis xhirimet e klipit, publikon pamjet

E publikuar: 22/09/2018 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eni Koçi është emër i dashur për publikun.
Këngëtarja është vazhdimisht e angazhuar duke punuar rreth këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Tashmë ajo po finalizon këngën e re, që mban titullin “Harrove”, të cilir projekt do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

Këngëtarja ka postuar disa imazhe në rrjete sociale, të shkëputura nga xhirimet e klipit të këngës “Harrove”.

Edhe kësaj radhe, ajo duket se vjen shumë sensuale veshur me një fustan blu, kurse nuk ka preferuar të zbulojë datën e publikimit.