Engel kujton momentet kur kosovarët votuan në kohën e Millosheviqit: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

E publikuar: 19/11/2017 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresmeni amerikan dhe miku i madh i Kosovës, Eliot Engel kujton momentet kur kosovarët votuan në kohën e Millosheviqit: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë ka vizituar organizatën Demokracia në Veprim me këtë rast ai dha edhe një deklaratë për media. Engel është shprehur i gëzuar që po e viziton Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Ai ka kujtuar vitin 1996 kur autoritetet serbe nuk e lanë të hyjë në Kosovë. Ai është shprehur i lumtur që sot zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë demokratike, ndërsa thotë se Kosova do të jetë anëtare e Unionit Europian dhe NATO-s, shkruan Express.

“E kam thënë që Kosova do të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik. Ne e kemi provuar në vitin 1996 dhe Millosheviqi ka kontrolluar të gjithë vendin, autoritetet serbe nuk më kanë lënë të hyjnë në Kosovë”, tha Engel.

“Jam posaçërisht i lumtur dhe krenar që Kosova ka partneritet të mirë me shtetet e Amerikës. Ta dini që SHBA-ja do të jetë gjithmonë këtu dhe unë personalisht do ta bëjë të njejtën gjë”, shtoi ai, raporton Gazeta Express.

Tutje ai u shpreh se ndihet i emocionuar qe po sheh se zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe demokratike, “dhe këtë lluks nuk e kanë të gjitha shtetet”, tha ai.

“Unë i gëzohem faktit kur kosova do të jetë anëtare e unionit Evropian dhe e NATO-s. Kosova është shtëpia ime e dytë”, përfundoi Engel.

Engel ka mbërritur dje në Kosovë, ndërsa do të qëndroje në vizitë disa ditore ku edhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit./Gazeta Express.