Engel: Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time

E publikuar: 28/12/2020 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka zhvilluar sot një bisedë me kongresistin dhe mikun e madh të shqiptarëve Eliot Engel.

Cakaj me këtë rast ka bërë të ditur se kongresisti Engel do të punojë ngushë me administratën e presidentit të ri amerikan Joe Biden për Kosovën dhe Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot kongresisti Eliot Engel në një mbledhje virtuale. Na siguroi se do të punojë ngushtë me administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviq deri te mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra kongresist!