Ëndrra e Dua Lipës bëhet realitet

E publikuar: 18/12/2017 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa këtë vit ka shënuar suksese të njëpasnjëshme.

Kënga e fundit “New Rules” i hapi asaj dyert e suksesit që nuk e kishte paramenduar, shkruan lajmi.net.

Por, krahas kësaj ajo ka edhe shumë projekte të tjera të cilat vazhdojnë të jenë të preferuarat e publikut.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka dhënë lajmin se është ftuar të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2018”.

Këngëtarja është shprehur shumë e lumtur për këtë lajm saqë në njoftimin e saj shkroi “Nuk mund të besoj. Ëndrra u bë realitet, unë do të performoj në Brit Awards më 21 shkurt”.