Endrit Shala zbulon qëndrimin e Edi Ramës karshi taksës ndaj Serbisë

E publikuar: 25/11/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala duket i lumtur në një fotografi të publikuar në shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kjo ndoshta për faktin se Rama mund të ketë mbështetur Kosovën në aplikimin e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake.

“100 për qind’ është mbishkrimin në fotografinë e Shalës me Ramën.

Ministri i Financave në qeverinë Rama, Arben Ahmetaj, dje u shpreh kundër taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

Qëndrimin e tij të publikuar në Facebook ai e fshiu pasi mori kritika të shumta.

Ndërkohë po sonte Ministri i Arsimit SHyqri Bytyqi ka treguar se në mes të Kosovës dhe Shqipërisë së shpejti nuk do të aplikohet asnjë taksë.