Endrit Shala uron dy kadetët kosovarë që diplomuan para Tumpit

E publikuar: 13/06/2020 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës Social Demokrate Endrit Shala i ka uruar dy kadetët kosovarë të cilët diplomuan sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së”, ka shkruar Shala. Ai ka falendëruar Arlenën dhe Yllin për krenarinë që kanë dhënë sot dhe njëkohësisht edhe Amerikën për mbështetjen që na jep çdo ditë.

Poshtë gjeni postimin e plotë të Endrit Shalës që ka shkruar në Facebook:

Kosovës po i vijnë ditë të mira.

U emocionova pa masë derisa po ndiqja live ceremoninë e diplomimit të Arlena Shalës dhe Ylli Dalladakut, para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Arlena e Ylli shënuan sot historinë duke u bërë  kosovarët e parë që diplomuan në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara.

Të dy ata tashmē janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ne, ju, Kosova, të gjithë do të jemi më të sigurt me Arlenën e Yllin, me këta kadetë që u trajnuan nga forcat e shtetit mik, nga forcat ushtarake të ShBA-së.

Falemindetit Arlena e Yll për krenarinë që na dhatë sot, faleminderit Amerikë për mbështetjen që na jep çdo ditë. U jemi përjetë mirënjohës.