“Ëndërroj të luaj një ditë në Stamford Bridge”

E publikuar: 17/09/2017 01:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori italian i Torinos, Daniele Baselli pranon se ai ëndërron të luajë në Stamford Bridge kundër Chelseat të shokut të tij, Davide Zappacosta.

Do të ishte një ribashkim me Zappacostan, i cili bëri transferimin e befasishëm nga Torono në Londër te Blutë në ditën e fundit dhe shënoi një gol mahnitës gjatë debutimit të tij në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut të Ansi Agollit.

“Të shikoja Zappacostan në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge ishte e mahnitshme”, ka thënë fillimisht Baselli për gazetën Tuttosport.

“Ky është stadiumi që më jep rrëqethjen më të madhe, ndoshta sepse gjithmonë jam kënaqur me futbollin anglez”.

“Unë ëndërroj të luaj atje një ditë, për Torinon. Ne po luajmë ndeshje pas ndeshjes, por pse jo?”, përfundoi mesfushori i talentuar italian. /Telegrafi/