Ende s’ka datë për liberalizim

30.04.2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ende s’ka datë për liberalizim

Zyrtarë të lartë shtetërorë vazhdojnë të deklarojnë që kanë marrë vlerësime pozitive nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim. Institucionet e vendit,ende janë në pritje të një vendimi për vizat. Megjithë deklaratat se kjo është çështje javësh e herë-herë thuhet se edhe çështje ditësh, ende s’ka një datë të saktë, se kur pritet rekomandimi për liberalizimin e vizave dhe as kur kosovarët, mund të udhëtojnë lirshëm për në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili sapo është kthyer nga Brukseli, thotë për KosovaPress se gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë vlerësime për progresin e arritur në vend, e në mënyrë të veçantë për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Mustafa: Ne i përmbushëm të gjitha kriteret

“Ne kemi biseduar për më shumë tema në Bruksel, me presidentin Juncker dhe përfaqësuesin e lartë Mogherini. Është vlerësuar se është bërë progres i mirë në Kosovë, në të gjitha fushat, është vlerësuar në mënyrë të veçantë dhe lidhur me progresin, për mbushjen e kritereve dhe rekomandimeve, sa i përket liberalizimit të vizave. Është thënë se ajo çfarë është kërkuar nga ne edhe vitin ekaluar, por dhe në takimet që kemi pasur në Bruksel, nëntorin e vitit të kaluar me presidentin Juncker që të gjitha ne ato i kemi plotësuar. Andaj sa i përket Kosovës, ne i kemi përmbushur kërkesat që kanë qenë para nesh. Mbetet çështje e Komisionit Evropian dhe BE që ato të procedojnë në të ardhmen lidhur me vlerësimin për liberalizimin”, thotë Mustafa.

Por kryeministri Mustafa nuk ka dashur të flasë për një datë të saktë se kur mund të ndodh liberalizimi, pasi që e tërë kjo tani varet nga Brukseli dhe jo nga institucionet e Kosovës.

Ai thotë se në bazë të bisedave që kanë pasur me përfaqësuesit e BE-së, u është thënë seKosova i ka përmbushur të gjitha ato që është kërkuar prej tyre për këtë fazë të dhënies së rekomandimeve për liberalizim të vizave. Mirëpo, shtoi se prapë mbetet në përgjegjësinë dhe kompetencën e institucioneve të Bashkimit evropian, që të veprojnë më tutje sa i përket këtij vlerësimi.

Mustafa: S’ka datë të saktë

“Atë që mund të them është se unë pres një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave. Ndërkaq data e dhënies së rekomandimit, por dhe data se kur qytetarët tanë do të lëvizin është në përgjegjësinë dhe kompetencën e institucioneve të BE-së. Ne i respektojmë të gjitha procedurat që ata i zhvillojnë dhe do t’i zhvillojnë më tutje. Kemi besim të plotë se ata do të vlerësojnë në mënyrë të drejtë dhe sipas meritave, përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe as që ne do të trajtohemi në mënyrë të veçantë, mbi meritat në përmbushjen e këtyre kritereve… Datë të saktë nuk ka. Natyrisht se data përcaktohet në Bruksel, nga institucionet e BE-së dhe jo nga ne”, tha ai.

Ndryshe, edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dje ka deklaruar seKosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dh e standardet për liberalizimin e vizave dhe në ditët e ardhshme presim edhe vendimin pozitiv nga Brukseli,/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës