Ende pa i bërë dy orë jetë, luani mbyt gjirafën e vogël (Video, +18)

E publikuar: 19/10/2018 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e filmuar në Afrikën e Jugut, shfaq momentin kur luani mbyt gjirafën e vogël që vetëm dy orë më parë e ëma e kishte sjellë në jetë.

Në fillim të videos shihet se si e ëma i qëndron afër të voglit në shkurre, që mezi arrinte të qëndronte në këmbë, transmeton Telegrafi.

Por, mjaftoi një moment shpërqendrimi i gjirafës që i vogli i saj ta paguaj me jetë, kur nga shkurret shfaqet luani që i vërsulet dhe e rrëzon në tokë, ndërsa menjëherë në ndihmë i del edhe luanesha.

Autorja e videoa Claire Radloff nga pjesa lindore e Londrës, thotë se ishte dëshmitare e sulmit të tmerrshme në Shamwari të Afrikës së Jugut. /Telegrafi/