Enca: Pse shqiptarët vdesin për balada, ku personazhi në fjalë është i dëshpëruar

E publikuar: 10/12/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enca Haxhia është shumë aktive në rrjete sociale.

Enca Haxhia në postimin e fundit që bëri në InstaStory, kishte një pyetje për të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja, duke bërë thirrje që të tjerët të dëgjojnë këngë ritmike, pyet se përse shqiptarët ‘vdesin’ për balada.

“Pyetja e dites. Pse shqiptare *VDESIN* per balada me tematika mazokiste ku personazhi ne fjale eshte i deshperuar, i lenduar, i tradhtuar, dhe po jep frymen e fundit dhe po vdesss?!”, ka shkruar ndër të tjera Enca.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Kujt po i han”, në duet me Don Phenom. .