Enca Haxhia feston ditëlindjen, mesazhi i Arminës i ndryshon ditën

E publikuar: 19/10/2017 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 22 vjetorin e saj këngëtarja e preferuar e të rinjve ka marrë super surprizën më të bukur nga miqtë e saj. Në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku ajo banon, janë vendosur disa tollumbace që shkruajnë: ‘King Enca BDay’.

Më pas një festë surprisë i është organizuar në shtëpinë e saj. Torta gjithashtu ishte mjaft e veçantë Pasi në të ishte vënë një kurorë mbreti.

Edhe në këtë ditëlindje u duk sikur Enca i shpalli sfidë Noizyt. Në postimin e saj në Instagram këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft sexy. Urimet për ditëlindjen janë të pafund dhe në mesin e tyre është dhe blogeria e njohur Armina Mevlani.

‘Gëzuar ditëlindjen zemra ime’ka shkruar Armina në komentin e saj të ngrohtë për 22 vjeçaren. Nga ky koment zbulohet lidha e tyre e afërt që deri më tani nuk ishte folur. 

/Gazeta Express/