Enca degjeneron reperte: Boll kënduat se do vjell

E publikuar: 24/11/2017 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qëkur Enca u shkëput nga labeli “OTR” aludohet se shumë nga postimet e saj i dedikohen ish-mikut të saj, Noizy-t.

Kësaj radhe këngëtares përsëri nuk i ka pëlqyer diçka. Dhe e ka pikërisht me muzikën rap. Asaj i kanë ardhur në “majë të hundës” tekset ku përmenden dy nga firmat e njohura, Vuitton apo Gucci. E nxehur ajo ka shkruar:

“Nëse dëgjoj edhe një këngë tjetër për “Gucci” ose “Louis, do të vjell.”

Ky postim i saj vjen pikërisht pasi dje  dy reperat e labelit “Babastars”, Cozman dhe Agon Amiga publikuan këngën e tyre të re “Shih ti kishe”, ku në një varg të saj  ata përmendin edhe:

“Shih ti kishe na tvesht krejt me Gucci” apo “I vesht krejt Versace deri ne pizhama”.

Por jo vetëm ata. Vetëm pak kohë më parë edhe reperi Gjiko publikoi projektin e tij “Papuqe Gucci”, këngë e cila tërhoqi shumë vëmendje për shkak të titullit të saj të çuditshëm.

Duket se përdorimi i  këtyre firmave të njohura nëpër tekste reperësh është bërë tashmë trend e dëgjohet kudo.