Emri i një ure në Nju Jork ka qenë për 50 vjet i shkruar gabimisht, tani pritet të bëhet përmirësimi (Video)

E publikuar: 06/10/2018 03:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, nënshkroi një projekt-ligjin që do të korrigjojë drejtshkrimin në një urë të qytetit të Nju Jorkut, gabim që ka qëndruar i tillë për më shumë se 50 vjet.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura “Verrazano-Narrows”, që lidh Staten Island dhe Brooklyn, është shkruar me një “z”.

Dhe aty do të duhej të ishin dy “z”, për shkak të eksploruesit italian, Giovanni da Verrazzano, i cili e zbuloi Nju Jork Harbour në 1524.

Siç bëhet e ditur, legjislacioni do të korrigjojë drejtshkrimin e urës Verrazzano-Narrows në një numër të statuteve përkatëse shtetërore duke shtuar shkronjën e munguar “z”.

“Ura Verrazzano është një arterie vitale e transportit për miliona banorë të Staten Island dhe Brooklyn,” tha Cuomo. “Ne po korrigjojmë gabimet nga respekti ndaj trashëgimisë së eksploruesit të Nju Jorkut”. /Telegrafi/