Emrat e carëve serbë në armët e sulmuesit në xhaminë në Zelandën e Re?

E publikuar: 15/03/2019 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediet lokale kanë publikuar foto se njëri nga sulmuesit në armë ka pasur të gdhendur emrat e car Llazarit, Millosh Obilliqit.

Gazetari i TVNZ, Sam Clarke, ka biseduar me disa persona në xhaminë Masjid Al Noor kur kishin filluar të shtënat.

Ai për Al Jazeera ka theksuar se burri i armatosur me pushkë automatike ka hyrë në xhami dhe ka filluar të qëllonte.

“Personi i armatosur, veshur me të zeza, me helmetë dhe me pushkë automatike ka hyrë nga pjesa e poshtme në xhami dhe ka filluar të shtijë kudër njerëzve që faleshin”, ka thënë Clarke.

Mediet lokale kanë publikuar foto se njëri nga sulmuesit në armë ka pasur të gdhendur emrat e car Llazarit, Millosh Obilliqit dhe të personaliteteve të tjera historike të Serbisë e Malit të Zi, përcjell al Jazerra.