Emocionuese! Nëna takon pas vdekjes, personin që ka transplantuar fytyrën e djalit te saj

E publikuar: 14/10/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nancy Millar nga Columbus, Ohio, është takuar me tre persona të cilët kanë ndryshuar falë djlait të saj; Dy fëmijë me veshka të reja dhe një grua me zemër të re. Millar ra në gjunjë dhe shpërtheu në lot nga lumturia kur takoi këto tre persona të cilët kanë ndryshuar jetën falë djalit të saj.

Rodebaugh, vdiq në moshën 26 vjeçare në një aksident vitin e kaluar dhe u bë donator organesh. Fytyra e tij dhe koka, përfshi muskujt, nervat dhe lëkura e jashtme iu dhurua Hardisonit ku kishin nevojë për të pas humbjes së fytyrës nga një zjarr i rënë në shtëpi.

Dhe më shumë se një vit pas vdekjes së Rodebaugh, mamaj e tij, zonja Miller pa për herë të parë njeriun që kishte marrë fytyrën e djalit të saj.