Emocionuese : Burrë e grua diagnostikohen me kancer në të njëjtën kohë

E publikuar: 30/03/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diagnostikimi me kancer është një traumë për të gjithë familjen e të sëmurit, por kur këta janë pikërisht dy prindërit, fatkeqësia është e dyfishtë.

I tillë është rasti i australianëve Gemma e Matt Flanagan, burrë e grua, prindër të dy vajzave 2 dhe 3 vjeç, kanë marrë vesh se vuajnë nga kanceri pothuajse në të njëjtën kohë.

Çifti Flanagan jeton në Tonsville, Queensland. Pasi është vizituar, gruaja është diagnostikuar me kancer në të dy gjinjtë, pak pasi i kishte hequr ushqyerjen me gji të bijës.

Vetëm gjashtë ditë pas diagnostikimit të sëmundjes së saj, i shoqi është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas një kolonoskopie, të cilës iu nënshtrua për shkak të problemeve me tretjen.