“Emisari” i Serbisë për Kosovë hidhëron Haradinajn me Hotin (VIDEO)

E publikuar: 07/01/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita e drejtorit të zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq në Kosovë më 6 dhe 7 janar është bërë arsye për një mospajtim të madh mes të qeveritarëve në Prishtinë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë kanë konfirmuar se Petkoviqit i është refuzuar leje-vizita që do e bënte për nder të Krishtlindjes ortodokse por një autoritet më i lartë që është vetë Kryeministri Avdullah Hoti i dha leje zyrtarit serb.

Ardita Dushi, shefja e stafit të Kryeministit ka thënë për Klan Kosovën se Petkoviqit i është lejuar hyrja në Kosovë në koordinim të plotë me MPJD-në dhe instancat e tjera.

Sipas saj nuk ka pasur asnjë lloj refuzimi rreth lejes për këtë vizitë.

Vetë Petkoviq, të enjtën nuk e komentoi fare cështjen e leje-vizitës për të vecse foli me tone nacionaliste.

“ Lindja e Krishtit do të thotë dhe lindje e shpresës së re e forcimit të besimit bashkë me forcimin e shpirtit. Kjo na bënë më të fortë që të mbijetojmë e qëndrojmë në Kosovën tonë. Le të jetë kjo festë fillim i hyrjes në një vit më të mirë se ai që shkoi. Sepse cdo shtëpi, rrugë ,spital, banesë e kishë të re që e ndërtojmë është fitore për ne”, tha Petkoviq nga port e Manastirit të Graqanicës.