Emisari gjerman për Ballkan – opozitës: Me çfarë arme keni me sulmue tash?

E publikuar: 08/10/2015 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel tue i komentue ngjarjet e sotme në Kuvend, ka thane se në demokraci politikat mund të ndryshohen vetëm tue i bind votuesit dhe tue i fitue zgjedhjet e rradhës.

Reichel e ka pyet opozitën se cilat armë e kane rradhën tash mbas gazit lotsjellës.

“Opozita nuk pajtohet me Qeverinë, si zakonisht. Por, në sisteme demokratike, ndërrimi i politikave nënkupton me i bindë votuesit dhe me i fitue zgjedhjet e ardhshme. Nëse sot opozita ka sulmue me gaz lotsjellës, çfarë forme të dhunës kane me përdor ma vone? Me çfarë arsyetimi beson opozita se mundet me ja imponue vullnetin e saj nji Qeverie të zgjedhun në mënyrë demokratike, që përfaqëson shumicën e votuesve?”, shkruen Reichel në Facebook.