Emina Cunmulaj feston përvjetorin e martesës, shpreh gjithë dashurinë për bashkëshortin

E publikuar: 21/06/2018 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si sot tre vite më parë ajo ka lidhur fatin e saj me martese me biznesmenin e fuqishëm Sam Nazarian.

Tre vite nga ajo ditë Emina ka treguar se jeton në një familje të lumtur me dy vajzat e saj.

“Gëzuar përvjetorin Zoti Gjithçka. Partneri im. Terapisti im. Dashuria ime. Bashkëshorti im. Jastëku ku mund të qaj. Dhe mbi të gjitha…i vetmi që më ka rrëmbyer zemrën dhe me të cilin mezi pres të plakem”, – ka shkruar Emina bashkangjitur fotografisë.

Vetëm para disa javësh çifti u lumturua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të dytë Mia Soraj, ndërsa Ella Faria prej kohësh ka bërë për vete gjithë rrjetin dhe fansat e së ëmës. 

/Gazeta Express/