Emery e mbron Granit Xhakën pas vërshëllimave në ‘Emirates’

E publikuar: 23/09/2019 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdojnë problemet e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit.

Paraqitjet e Granit Xhakës nuk kanë qenë edhe të mira në këtë start të sezonit, për çka edhe është duke u kritikuar nga fansat.

Në fitoren e vështirë që mori Arsenali të dielën në shtëpi kundër Aston Villës me rezultat 3-2, tifozët e kanë vërshëllyer kapitenin e skuadrës.

Mesfushori shqiptar luajti për 72 minuta kundër Aston Villas dhe më pas u largua nga fusha në mesin e vërshëllima.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Unai Emery, që ka kërkuar mbështetje për Xhakën.

“Kemi nevojë për mbështetje. Kemi nevojë për tifozët që t’i ndihmojnë të gjithë lojtarët. Përgjegjësia jonë është që të japim më të mirën”, tha Emery pas ndeshjes.

“Ai ka luajtur mirë të enjten, gjithashtu javën e kaluar në Watford. Sot e ndërrova sepse ka luajtur për 90 minuta në mesjavë”.

“Xhaka është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është i përkushtuar dhe po përmirësohet. Nuk po kërkoi nga njerëzit që ta mbështesin, por jam i sigurt se ai do të arrijë gjëra të mira nëse mbështetësit e ndihmojnë atë”. /Gazeta Express/