Elvis Naçi: Më kanë akuzuar, nuk do të merrem asnjëherë me politikë

E publikuar: 01/12/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imami Elvis Naçi është i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe është shprehur se deri më tani nga fondacioni i tij janë mbledhur 2 milion euro dhe priten rreth 3-4 milion.

Ai tha se shumë shpejt do të bënte transparencë të plotë sa u përket të ardhurave. Prej kohësh cilësohet si politikan i ardhshëm duke qenë se ka shumë impakt në shoqëri.

Naçi i ka dhënë edhe një herë tjetër përgjigje kësaj, duke u shprehur se kurrë nuk do të merrej me politike.

Elvis Naçi:

Nuk merrem me politikë, pavarësisht se më kanë akuzuar. Jemi të barabartë. Këtu jemi të gjithë të barabartë në fusha të ndryshme, të gjithë kemi kontribuar. Barazia në këtë tryezë, hapi i parë për të ngrohur ata që janë të varfër.

Ne në këtë tryezë do të bëjmë transparencën edhe të fondeve të njëri-tjetrit, Unë nuk kam asnjë post dhe nuk do të merrem asnjëherë me politikë./tch/