Elvana po vuan, është edhe ky fakt

E publikuar: 19/10/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse në jetë gjërat vijnë si pa pritur si të mirat ashtu edhe të këqijat, për Elvanë kjo periush nuk është aspak e lehtë, pasi që përfshihet dhe emri i saj në rastin ku një person humbi jetën, shkruan Kosovarja.

Elvanën vërtetë e ka kapluar një heshtje e madhe, e gjithë kjo situatë nga të tjerët interpretohet në forma të ndryshme, të tërheqjes nga muzika, arratisjen , apo edhe e shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Sot për të mund të jetë një shkëndijë nga ajo errësirë që është futur. Në përfshirje të këtij skandali shumë njerëz i dolën në krahë dhe mbështetje këngëtares duke i dhënë kurajo dhe se ajo është në këtë rast e pa faj.

Elavana edhe sot vazhdon në heshtje edhe pse orë më parë u publikua kënga ‘Shade’ në bashkëpunim me Poo Bear. E për këtë këngë që sot është publikuar, këngëtarja nuk ka reaguar më asnjë postim as në Instagram por as në fan page në Facebook.

Këngëtarja në këtë video klip erdhi bukur si asnjëherë më parë. Ajo është duke e vuajtur këtë situatë e cila vërtetë është e vështirë për një artiste si ajo e cila ka shkëlqyer nga mirësia dhe suksesi.