Elvana Gjata pret krah hapur koncertin në Prishtinë

E publikuar: 09/07/2018 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fotot që Elvana Gjata ka postuar në rrjete sociale shihet duke u përgatitur për performancën e së shtunës.

Ajo paralajmëron një mbrëmje mjaft argëtuese e madhështore për Prishtinën. E reagimi nga publiku duket të jetë mjaft pozitiv dhe mikpritës.

Ky koncert realizohet nga banka ProCredit, e cila tashmë ka bërë një traditë të organizmit koncerteve vjetore për publikun.

Për të gjithë të interesuarit, koncert është falas dhe fillon në 19:00 këtë të shtunë në parkun e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës.