Elon Musk i hyn biznesit të flakëhedhësve

E publikuar: 30/01/2018 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh Elon Musk ka pushtuar industrinë e pagesave mobile, atë të makinave elektrike dhe industrisë hapësinore.

Tashmë ai i është kthyer një tjetër historie, flakëhedhësve. Themeluesi i Tesla dhe SpaceX tha se ka shitur 10,000 flakëhedhëse që kur dolën në shitje për 500 dollarë këtë fundjavë.

Ato janë të ngjashme me armët e filmit StarWars dhe mbajnë logon e firmës së Musk Boring Company.

Në Dhjetor Musk tha se do të fillonte shitjen e flakëhedhësve. Ato mund të blihen përmes PayPal, kompanisë që Musk ndihmoi në themelimin e saj.

Ai gjithashtu do të shesë fikse zjarri për 30 dollarë. Uebsajti thotë se produkti është i qëndrueshëm dhe super i sigurte.

Madje vetë Musk ngarkoi një video të tij në Instagram duke luajtur me një flakëhedhëse. Ato do të dërgohen tek konsumatorët në Pranverë dhe synimi i Musk është të shesë 50,000 të tilla. /PCWorld Albanian