Elliot Managment refuzon 600 milionë euro për shitjen e klubit

E publikuar: 02/11/2018 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronarët e Milanit, Elliot Management raportohet se kanë refuzuar një ofertë të madhe për të shitur klubin.

Elliot Managment kanë marrë klubin nga Yonghong Li gjatë kësaj vere pasi pronarët kinezë nuk arritën t’i paguajnë borxhet ndaj fondit amerikan.

Me ardhjen e tyre ka ndërruar i gjithë sistemi dhe drejtuesit e klubit, kështu që Milani po ecën mirë në këtë sezon.

Siguria drejtuese dhe financiare e Milanit ka bërë që Elliot të marrin oferta për blerjen e klubit italian.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Elliot kanë marrë një propozim prej 600 milionë eurosh nga miliarderi nga Çekia, Daniel Kretinsky.

Keetinsky është një miliarder që ka firma energjie dhe momentalisht është pronar i Sparta Pragës.

Daniel Keetinsky

Megjithatë, oferta e tij nuk ishte e mjaftueshme që Elliot të vendoste për shitjen e klubit.

Në të vërtetë, sugjerohet që fondi amerikan i mbrojtjes synon të dyfishojë vlerën e klubit përpara se të vendosë Milanin në treg.

Dhe kjo është ajo përmbledhje e cila do t’i dorëzohet shefit të ri të ekzekutivit Ivan Gazidis kur ai zyrtarisht fillon punën e tij të re. /Telegrafi/