Eliza Hoxha flet pas aderimit në PDK

E publikuar: 29/03/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eliza Hoxha, pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës ka dhënë një deklaratë.

Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur shumë ftesa, por ka zgjedhur PDK-në.

Hoxha ka shkruar se nga sot e tutje aktivizimi i saj në publik po shkon në një shkallë tjetër.

Shënim i plotë i saj:

“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizmi im publik shkon ne nje shkalle tjeter te akivizmit edhe politik e vendimarres per qytetin dhe vendin. Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme – PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka kriju hapesire per angazhim dhe kontribut.

Mendoj qe tani ka nje moment tjeter per Prishtinen, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjeret. Me dashni per qytetin!”, janë fjalët e saj.