Eliza Dushku rrëfen ngacmimin seksual, reagon e ëma: Nuk isha trime për të!

E publikuar: 14/01/2018 04:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë në postimin e saj në rrjete sociale duket se komentuesit e adresojnë me tepër fajin tekl prindërit e Elizës të cilët e kanë mbajtur të fshehtë për kaq shumë vite këtë këtë ngjarje. 

Pas shumë komenteve negative në adresë të tyre dhe të vetë Elizës, që sipas komente nuk ka  thënë asnjë fjalë kundër përdhunuesit Joel Kramel, nëna e aktores, Judith Dushku ka reaguar duke shkruar një koment të gjatë: 

“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo, nuk ishte për karrierën e saj që kisha frikë, pasi nuk kishte asnjë rëndësi për mua. Kisha frikë edhe unë nga Joel Kramel. Dhe u deshën shumë vite më vonë që unë të kuptojë plotësisht çfarë kishte ndodhur. 

Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar për të rrëfyer të gjithë historinë dhe mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, që të mos e dija pasi Eliza e dinte sa frikë kisha unë nga meshkujt me influencë e të fuqishëm  në sheshxhirim. 

Humbja që ajo pati ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë dhe një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj këtë shumë vite më vonë. Shumë falënderime nënës tuaj për atë që bëri për ty. Do të doja të kisha qenë kaq trime,”-përfundon mamaja e aktores së njohur në adresë të një nga komentuesit e shumtë në statusit e Elizës. 

Skandali seksual i zbuluar nga aktorja gjatë ditës së sotme i shtohet numrit të shumtë të rrëfimeve të artistëve të tjerë gjatë janë abuzuar seksualisht nga njerëz të fuqishëm të ekranit dhe industrisë artistike./Gazeta Express/