Elinel ka përfunduar xhirimet e klipit të ri

E publikuar: 27/05/2019 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi njofton se ‘Rrugaqo’ do të lansohet së shpejti.

Elinel përmes një video të postuar në Instagram, ka lajmëruar se së shpejti do ta lansojë këngën e re, shkruan lajmi.net.

Reperi kosovar ka qenë tejet aktiv muajve të fundit me muzikë, madje brenda disa javëve ai ka publikuar projektin e tij solo që titullohet ‘Zotit’ dhe ishte pjesë e një bashkëpunimi me këngëtaren Eni Koçi.

E fansat e tij do t’i gëzohen pa masë këtij lajmi pasi Elinel po vije me një këngë në stilin me të cilin ai mori famën më të madhe. ‘Rrugaqo’ pritet të lansohet së shpejti.