Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

01.07.2020 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.

Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane.

Mesazhi i Drejtorit në Detyrë, Elez Biberaj drejtuar punonjësve të Zërit të Amerikës.

Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Zoti Biberaj mban një doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, përfshi “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”.

Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Pararendëset e zotit Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se zoti Pack të pushonte nga puna drejtuesit e tjerë të lartë të rrjeteve të financuara nga qeveria amerikane në fillim të muajit.

Emërimet e drejtuesve të rinj, të njoftuara për stafin mëngjesin e së martës, përfshijnë edhe Jeffrey Scott Shapiro në postin e zëvendës drejtorit të Zyrës për Transmetimet në Kubë. Zoti Shapiro është një avokat, analist ligjor dhe gazetar i cili punoi për faqen e lajmeve në internet “Breitbart”, para se të bëhej këshilltar në këtë rrjet në vitin 2017.

Parameswaran Ponnudurai, zëvendës president për programet në Radion Azia e Lirë që nga viti 2014, u emëruar president në detyrë në këtë rrjet.

Kelly Sullivan, një drejtuese e lartë në rrjetin për Trasmetimet për Lindjen e Mesme, u emërua presidente në detyrë. Daisy Sindelar, një nga menaxheret me përvojë në Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, u emërua presidente në detyrë për rrjetin RFE/RL.

Michael Pack u konfirmua nga Senati me 4 qershor, afro dy vjet pasi ishte emëruar në këtë post nga Presidenti Donald Trump. Ai tha se emërimet e njoftuara të martën, “do të sherbejnë në role kritike për të mundësuar që rrjetet tona të kenë rezultate më të larta dhe për t’i shërbyer me më efikasitet audiencës tonë”.

Së bashku, të pesë rrjetet e lajmeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkura për Median Globale, përfshirë Zërin e Amerikës, kanë një audiencë javore globale prej më shumë se 350 milionë dëgjuesish, shikuesish, dhe ndjekësish në internet në 61 gjuhë./VOA/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna

Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna

Dy ditët e Ramës në Kosovë, qëllimi i vizitës dhe mesazhet që la

Dy ditët e Ramës në Kosovë, qëllimi i vizitës dhe mesazhet që la

Zemaj thotë se situata me koronavirusin është nën kontroll, mohon se s’ka vende në Infektive

Zemaj thotë se situata me koronavirusin është nën kontroll, mohon se s’ka vende në Infektive

Në Komunën e Podujevës 28 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Podujevës 28 raste aktive me coronavirus

Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200.000

Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200.000

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi njofton IKSHPK

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi njofton IKSHPK

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Cakaj akuzon Vetëvendosjen se ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Cakaj akuzon Vetëvendosjen se ka pasur agjendë për thellim të hendekut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

79 raste të reja me Covid-19, edhe 71 pacientë të shëruar

79 raste të reja me Covid-19, edhe 71 pacientë të shëruar

Naser Rugova: Presidenti Rugova kishte propozuar themelimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë vitit 2004

Naser Rugova: Presidenti Rugova kishte propozuar themelimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë gjatë vitit 2004

Hoti kërkon nga Kuvendi të trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

Hoti kërkon nga Kuvendi të trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

Haki Abazi i referohet si “çun” Gent Cakajt, thotë se u bë ministër pasi foli për ndarjen e Kosovës

Haki Abazi i referohet si “çun” Gent Cakajt, thotë se u bë ministër pasi foli për ndarjen e Kosovës

Shkencëtarët: Uji me kripë mund të luftojë Covid-19

Shkencëtarët: Uji me kripë mund të luftojë Covid-19

Ministri Krasniqi kërkoi nga mekanizmat komunalë që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve për parandalimin e Pandemisë COVID-19

Ministri Krasniqi kërkoi nga mekanizmat komunalë që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve për parandalimin e Pandemisë COVID-19

IHMK: Parashikimi i motit për 01 – 02 korrik 2020

IHMK: Parashikimi i motit për 01 – 02 korrik 2020