Eleni Foureira ndihet keq për kolegen greke: Doja që gjërat të ishin ndryshe!

E publikuar: 09/05/2018 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por kur ajo ka mësuar se kolegia e saj nga Greqia nuk është kualifikuar është ndjerë keq. 

“Në fakt nuk e dëgjova që unë kisha kaluar në finale. Po mendoja ku është kamera, pastaj pashë kamerën dhe u emocionova që kalova në finale. Po vrapoja si e çmendur, me taka të larta dhe kur u ktheva po pyesja Greqia, Greqia? Dhe pashë që Greqia nuk kishte kaluar në finale, isha gati të qaja. Më vjen shumë keq, edhe për shtetet e tjera, por Greqia është atdheu im. Do doja gjërat të ishin ndryshe”,-përfundon këngëtarja. 

Gjithashtu në finalen e Eurovizionit u kualifikua edhe këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./Gazeta Express/