Elektriciteti i lartë që ka në trup, i mundëson të ‘ndezë llambën’ vetëm duke e prekur me lëkurë (Video)

E publikuar: 04/04/2018 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abu Tharir nga Kerala e Indisë, ka elektricitet aq të lartë në trup, sa që i mundëson të ‘ndezë llamba’ vetëm duke i prekur me lëkurë.

Këtë ‘talent’ nëntëvjeçari e zbuloi, kur babai tij elektricist e solli në shtëpi një poç dhe ai nisi ta vinte në duar dhe këmbë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni atë, teksa ndezë llambën vetëm duke e prekur, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Në video, nuk shihet asnjëherë tërë trupi i Tharir, duke nxitur spekulime, se llamba mund të aktivizohet në ndonjë burim energjie, që fshihet prej kuadrit të kamerës.

Megjithatë, familjarët e tij pretendojnë se do ta vënë ata para publikut, për të shuar spekulimet, se ka ndonjë dredhi, ndërsa pretendojnë se ai ka elektricitet të lartë.

Kohë më parë, ka pasur raste që njerëzit kanë shfaqur momente të lirimit të elektricitetit të tepërt, por kjo ishte në masa shumë më të vogla. /Telegrafi/