Elefanti përpiqet të përmbysë makinën në një rrugë në Indi (Video)

E publikuar: 04/12/2018 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Video që po shihni është xhiruar në parkun Jim Corbett, parku më i vjetër kombëtar i Indisë dhe në të duket një elefant që përpiqet të përmbysë një makinë në mes të rrugës.

Makina i përkiste dy mësuesve, të cilët teksa shkonin në punë janë gjetur përballë me kafshën.

Të dy shumë të frikësuar kanë dalë nga makina dhe janë larguar në këmbë me vrap.

Rojet e pyllit kanë dëgjuar zhurma dhe kanë shkuar në vendngjarje, përcjell bw.

Elefanti po luante me makinën dhe e shtynte me forcë duke e nxjerrë jashtë rruge.

Rojet janë përpjekur ti tërheqin vëmendjen duke bërtitur, por më pas kanë gjuajtur me pushkë në ajër, për ta bërë të largohet në pyll.