El Mundo: Barca ka marrëveshje me Gremion, Arthur luan në Camp Nou nga janari 2019

E publikuar: 14/02/2018 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Gremios, Arthur Melo, i cili do t’iu bashkohet Blaugranëve në janar të vitit 2019.

21-vjeçari ka regjistruar 52 paraqitje me ekipin e parë të klubit brazilian dhe ka qenë kyç në përpjekjet e skuadrës së tij për ta fituar the Copa Libertadores.

(Foto: Getty Images)

El Mundo Deportivo bën të ditur se të dyja palët kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës, mesfushori qendror do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou nga janari i vitit të ardhshëm, kur edhe përfundon sezoni i ardhshëm në ligën braziliane.

Arthur ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 50 milionë eurosh, ndërsa oferta fillestare e Barcës ka qenë 25 milionë euro.

Duke qenë se Gremio pronëson vetëm 60 për qind të të drejtave të lojtarit, gazeta spanjolle nuk e saktëson se cila mund të jetë shuma e transferimit.

(Foto: Getty Images)

Katalunasit tashmë kanë tre lojtarë nga jashtë Bashkimit Evropian, Yerry Mina, Paulinho dhe Philippe Coutinho, mirëpo ky i fundit është duke aplikuar për nënshtetësi portugeze për të liruar një vend më shumë.

Braziliani nuk është i pari që po përpiqet ta bëjë këtë gjë, duke qenë se Luis Suarez tashmë ka pasaportë italiane që e ka marrë përmes partneres së tij, Sofia Balbi. /Telegrafi/