El Clasico, notat e lojtarëve pas ndeshjes

E publikuar: 19/12/2019 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndeshja e madh e El Clasicos ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshje kjo e cila ishte paraparë të luhet në tetor, mirëpo pas situatë të krijuar në qytetin e Barcelonës, Federata spanjolle e futbollit kishte vendosur ta shtyej, përfundoi me rezultat të barabartë pa gola 0:0.

Real Madridi gjatë gjith ndeshjes ishte skuadër më e mirë në fushë se vendasit mirëpo ani pse kishte disa raste të mira shënimi, djelmoshat e Zidane nuk arriti që ta gjejë golin e fitores.

Ndërsa edhe Barcelona kishte rastet e veta, mirëpo mbrojtja mirë e vendosur nga tekniku francez nuk i mundësoi që të bëntë diçka më shumë, Lionel Messit me shokët e tij të skuadrës.

E futbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte mbrojtësi anësor i Real Madridit, Daniel Carvajal.

Ky i fundit sipas Sofascore kishte notën 8.0, ndërsa tek Barcelona u dalluan dyshja Ter Stegen dhe Pique që kishin notën 7.9.