El Clasico është e Barcelonës

E publikuar: 22/03/2015 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka arritur të shënojë fitore në El Clasicon e madhe të zhvilluar në Camp Nou kundër Real Madridit me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Ndeshja filloi shumë mirë për Blaugranët, kur në minutën e 19’ Jeremy Mathieu shënon me kokë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, në minutën e 31’ pas një aksioni shumë të mirë, Ronaldo arrin të shënojë për të barazuar rezultatin.

Në vazhdim, ndeshja i takoi totalisht Realit që pati disa raste por nuk arriti të shënojë gol.

Dhe, në minutën e 56’ Luis Suarez shënon për të rikthyer epërsinë e Barcelonës.

Deri në fund, ishte Barcelona që e dominoi në tërësi takimin, dhe me këtë fitore shkon në kuotën e 68 pikëve, katër më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë.