Ekstremizmi fetar në Kosovë nisi nga hurmat e kaçikët

E publikuar: 24/11/2015 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çështja e ekstremizmit të dhunshëm, ka mbledhur në Podujevë hoxhallarë, policë e shoqëri civile për të diskutuar se si të parandalohet shtrirja e atyre që përhapin ideologji të tilla. U tha se Kosova me vonesë ka filluar të trajtojë ekstremizmin e dhunshëm dhe se gjithçka nisi nga hurmat e kaçikët, raporton TV ARTA.

Kosova i vuan pasojat e ekstremizmit fetar ku 300 qytetarë të saj I janë bashkuar luftës së Siri e Irak. Madje për drejtorin e kulturës në Podujevë, e tëra nisi pas luftës me hurme e kaçikë, transmeton KTV.

Eksperti i Sigurisë, Florian Qehaja mendon se ekstremizmi i dhunshëm nuk ka të bëjë me fe, por me një spektër të gjerë të veprimeve ekstreme nga individë dhe grupe të caktuara.

Për kreun e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, burimi i organizatës terroriste ISIS është lëvizja ideologjike vehabiste.

Në anën tjetër qytetarët nuk shohin shumë rrezik nga ekstremizmi në Kosovë.

Një ditë më parë, institucionet kërkuan nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke shmangur vendet shumë të frekuentuara e koncertet për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.